15.5 C
Tirana
Tuesday, September 21, 2021
KryefaqjaAktualitetRihapja e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, flet...

Rihapja e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, flet djali i Faik Myrtaj: Shpresojmë që çështjen ta marrë SPAK, do i shkojmë deri në fund

Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj një prej viktimave të 21 janarit ka folur sot pas rihapjes së hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Myrtaj tha se shpreson që çështjen ta marrë SPAK dhe se do i shkohet deri në fund.

“Për dy personat që është rihapur dosja e 21 janarit, në dijeninë time për Aleks Nikën nuk ka pasur një hetim të thelluar. Me aq sa di ky është një hetim që e ka kërkuar policia.


Shpresojmë që çështjen e Aleks Nikës dhe tre personave të tjerë ta marrë SPAK. Për sa i përket hetimeve për Faik Myrtaj është bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë, por s’kemi marrë një përgjigje.
Shpresojmë që çështjen ta marrë SPAK. Çështjes do t’i shkohet deri në fund. Është çështje kohe dhe duhet besim që kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund”, deklaroi Myrtaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES