14.5 C
Tirana
Tuesday, September 21, 2021
KryefaqjaAktualitetDjali që njohu e shantazhoi dhe e detyroi të kryente marrëdhënie me...

Djali që njohu e shantazhoi dhe e detyroi të kryente marrëdhënie me 4 persona të tjerë, detaje të reja nga përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë

MIRDITË

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Mirditë të Lezhës, ku 5 persona, me atë të shantazhit, kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 15 vjeçe.

“BalkanWeb” mëson se e mitura ka nisur një njohje me njërin nga djemtë, e gjatë kësaj periudhe mes tyre ka pasur dhe momente intime.

Pikërisht këtë fakt ka shfrytëzuar një prej të rinjve, i cili e ka shantazhuar adoleshenten duke i thënë se aktin seksual e ka filmuar, e për të mos e shpërndarë më tej, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me 4 personat e tjerë.

Në këto kushte, vajza i është bindur djalit, e në mënyrë sistematike, pa dëshirën e saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me 5 personat, për një periudhë disa mujore, më konkretisht nga muaji janar deri në prill.

Arrestimi i 5 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë, Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç , Ermal Tarazhi 30 vjeç , Nike Lleshi 44 vjeç dhe shtetasi i mitur me iniciale A.Gj17 vjeç u bë në orët e para të mëngjesit të së martës. Ata ishin banor të fshatit Tarazh të Mirëditës, ndërsa vajza, jetonte në Rrëshen.

(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES