28.5 C
Tirana
Tuesday, June 22, 2021
KryefaqjaEntertainmentNga martesa tek planet për fëmijë, Olsi dhe Egli i thonë të...

Nga martesa tek planet për fëmijë, Olsi dhe Egli i thonë të gjitha

Të gjithë jemi njohur tashmë me të dashurën simpatike të aktorit të humorit Olsi Bylyku. Dyshja janë thuajse të pandarë, dhe gjithnjë pranë njëri-tjetrit në projektet e tyre.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, aktori u surprizua nga partnerja e tij. Ajo u shfaq në program e veshur me përparëse dhe i solli disa hamburger, si ushqimi i preferuar i aktorit.

Gjatë bisedës me Arbana Osmanin, çifti treguan dhe planet e tyre për të ardhmen. Ata thanë se duan t’i marrin gjërat me rradhë, duke nisur nga fejesa, martesa e deri te fëmijët.

“Të them të drejtën unë dasmën e kam qejf. Gjithmonë kam menduar me veten time që nëse nuk dashurohem një ditë, do martohem vetëm sepse dua të bëj dasmë. Tani që jam i dashuruar sigurisht që dua të bëj dasmë, pse të mos festojnë dhe familjet?”, tha Olsi.

“Jemi çift tradicional, na pëlqejnë këto gjërat hap pas hapi, fejesa, martesa, fëmijët”, shtoi Egli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES