16 C
Tirana
Monday, May 10, 2021
KryefaqjaEntertainmentZgjedhjet kanë punën e vet, Elvana ka të vetën. Por shifrat e...

Zgjedhjet kanë punën e vet, Elvana ka të vetën. Por shifrat e saj janë “wow”!

Andi Gram, menaxheri i Elvana Gjatës, ka publikuar më herët gjatë ditës rezultatet e deri tanishme, me shifra nxjerë nga klikimet në YouTube të albumit të ri të këngëtares. “Çelu” e pa dritën e publikimit pak ditë më parë, krejt surprizë dhe që prej atij momenti këngët po i dëgjojmë gjithandej. Kjo mbështetje sigurisht u përkthye në shifra klikimesh që aktualisht e kanë kaluar numrin 8 milionë.

Nga shkrimi bashkangjitur këtij lajmi, kuptuam se Andit i kanë këshilluat që si menaxher të shmangë kohën e zgjedhjeve e fushatës për lançimin e albumit, por ai paska bërë mirë që ka ndjekur instiktin e tij.

Këtë e vërteton suksesi tashmë i prekshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES