18 C
Tirana
Monday, May 10, 2021
KryefaqjaAktualitet“Basha nuk fiton dot as kutitë e njësisë së vet”, Bushati zbulon...

“Basha nuk fiton dot as kutitë e njësisë së vet”, Bushati zbulon pritshmëritë e PS në rang kombëtar: 77 mandate janë të mundshme

Kandidati për deputet i PS, Ervin Bushati ka dhënë një intervistë për Fax News, ku është shprehur në lidhje me ecurinë e procesit të numërimit, përfundimin e procesit në disa njësi të Tiranës dhe pritshmëritë që ka PS në rang kombëar.

Ai tha se ky ka qenë procesi më i bukur dhe më i mbarë i zgjedhjeve në Shqipëri duke shtuar se për partinë Socialiste cdo gjë po shkon mirë teksa kryeson dukshëm ndaj kundërshtarëve politikë.
Gjithashtu shtoi se numëruesit e partive të tjera duhet të vazhdojnë punën duke numëruar cdo votë, ndërsa thumboi numëruesit e partisë demokratike duke thënë se ata janë në stress psikologjik pasi panë që pritshmëritë nuk ishin ashtu sic mendonin.

“Ka qenë procesi më i bukur dhe më i mbarë i zgjedhjeve në Shqipëri.

Ne jemi krenarë për këtë, shpresoj që cdo gjë të shkojë kështu.

Cdo gje po shkon mbarë për partinë socialiste që dukshëm kryeson ndaj kundërshtarëve politikë që do të mbeten në opozitë.
Por vota e cdo qytetari duhet të numërohet.

Shpresoj që edhe partitë e tjera të përshpejtojnë procesin e numërimit në mënyrë që brenda 48 orëve të kemi një rezultat për zgjedhjet sic e patëm planifikuar.
Kanë krijuar pak kohë numëruesit e PD sepse kanë një stres psikologjik kur panë se kutitë e para nuk krijonin pritshmëri”- tha Bushati.

Ai gjithashtu u shpreh për deklaratën e kryetarit të PD, Lulzim Basha i cili tha se po numërohen kutitë e përcaktuara me qëllim që të demoralizojnë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike.

Bushati shkoi më tej duke thënë se ajo që zoti Basha thotë nuk ka sens pasi kutitë numërohen në rend numerik, ndërsa zbuloi edhe pritshmëritë e PS në qarkun e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Zoti Basha sensin e humorit e ka lënë në lagjen e vet

Ai e di që kutitë happen në rend numeric dhe është shumë e thjeshtë. Të demoralizuar janë larguar nga procesi.

Ne i kemi të gjitha grupet e gatshme, puna është që partia demokratike nuk po sjell grupet e veta të numërimit.

Më mirë një fund me dhimbje sesa një dhimbje pafund.

Kur zoti Basha nuk fiton dot kutitë e njësisë së vet, si pretendon të fitojë zgjedhjet në gjithë Shqipërinë.

Unë di që në Tiranë jemi 19 ,mandate dhe në fakt kemi pritshmëri për 20 mandate. Mendoj se qytetarët shqiptarë e kanë vlerësuar punën tonë gjatë situatës së tërmetit dhe pandemisë kështu që 77 mandate janë të mundshme”- përfundoi Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES