15.5 C
Tirana
Tuesday, September 21, 2021
KryefaqjaAktualitetFatos Nano voton me bashkëshorten: Urimi im, ata që do mërziten të...

Fatos Nano voton me bashkëshorten: Urimi im, ata që do mërziten të mërziten vetëm për veten e mos t’i mbajë shumë

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij Xhoanën, në qendrën e votimit në kryeqytet e më pas ka dhënë edhe një mesazh për mediat.

Në një prononcim për mediat pas votimit, Nano kishte edhe një mesazh për fituesit dhe humbësit që do dalin në këto zgjedhje.

“Të mos jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim se më në fund një pjesë do gëzohen një pjesë do mërziten. Jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë e shpresoj që ata që do mërziten të mërziten vetëm për veten e mos t’i mbajë shumë, ky ishte urimi”, tha Nano.

I pyetur se si i duket pjesëmarrja në votime dhe a është shenjë pozitive për ndryshim, Nano dha këtë përgjigje: “Ishte pak e ulët prandaj erdha që ta nxis”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES