12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaUncategorizedSuper League Europës, Perez nuk heq dorë: Milan dhe Juve nuk janë...

Super League Europës, Perez nuk heq dorë: Milan dhe Juve nuk janë tërhequr, kush del paguan

Florentino Perez nuk dorëzohet. Presidenti i Real Madrid dhe i Super League të Europës nuk heq dot nga ky projekt, sheh përpara dhe akuzon ashpër UEFA dhe FIFA: “Deshën të na vrisnin, a thua se kishim lëshuar një bombë atomike. Në jetën time nuk kisha parë kaq shumë agresivitet, agresivitet i ardhur nga njerëz që nuk dëshirojnë të humbasin privilegjet e tyre. Super League nuk ka vdekur, thonë që Juve është tërhequr, por nuk është kështu. Thonë gjithashtu që Milan ka ikur por as kjo nuk është e vërtetë. Edhe ekipet angleze janë ende pjesë e këtij projekti, ashtu si edhe Barcelona. Jemi të gjithë brenda këtij projekti pasi për të dalë duhet të paguash penalitetet”, u shpreh presidenti i Super League duke shpjeguar më pas arsyet e këtij dështimi.

1. Revolucioni I Madh Lind Super League, Futbolli Europian Tronditet Nga Themelet

“Mes 12 klubeve ka qenë gjithnjë një klub anglez që ka qenë më pak i bindur se të tjerët, më pas infektoi edhe pjesën tjetër. Projekti jonë nuk është një kampionat i mbyllur por të rinjtë sot dëshirojnë të shohin një sfidë Nadal-Federer çdo javë, futbolli është asfiksuar nga kriza, nuk do të arrijmë deri në vitin 2024 nëse nuk arrijmë të gjejmë më shumë para”, theksoi Perez duke shtuar se në këtë pikë preferuan të bëjnë një pushim për të shpjeguar më mirë projektin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES