16 C
Tirana
Monday, May 10, 2021
KryefaqjaEntertainmentElvana lajmëron rikthimin në muzikë në formën më të bukur, kaq thjeshtë...

Elvana lajmëron rikthimin në muzikë në formën më të bukur, kaq thjeshtë dhe pastër

Pa shumë zhurmë, me heshjten që e karakterizon kur largohet nga vëmendja e publikut, pas punës së palodhshme me të cilën kënaq ndjekësit e saj besnikë, Elvana ka lajmëruar dje rikthimin e saj me projekte të reja muzikore.

E mënyra më e mirë për ta bërë këtë ka qenë një set fotografik i realizuar nga Endrit Mertiri, ku këngëtarja shfaqet e veshur në ngjyrë të bardhë me ‘makeup-in’ natyral të cilit nuk i ndahet asnjëherë dhe flokët e kapura. Pa qenë nevoja për shumë ngjyra, apo për shumë ekstravangancë Elvana i kthehu dhe njëherë të gjithë sytë nga puna e saj.


Dhe sa bukur kur dhe puna dhe paraqitja bëhen një e vetme. Sepse me siguri me po të njëjtën kënaqësi që ndjekësit e shohin pamjen natyrale të saj presin edhe projektet e reja, që ndoshta nuk do të jenë 1 apo 2, por më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES