18 C
Tirana
Monday, May 10, 2021
KryefaqjaAktualitetBushati: PS nuk e sheh si problem kandidimin e Vetëvendosjes në zgjedhjet...

Bushati: PS nuk e sheh si problem kandidimin e Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri

Kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë Ervin Bushati, gjatë një interviste për një media vizive në Kosovë u shpreh se në zgjedhjet e Parlamentare të 25 prillit garën e Lëvizjes së Vetëvendosjes, Partia Socialiste nuk e sheh si problem.

“Në Shqipëri ka shumë parti politike ka mbi 87 apo 90 parti politike. Patjetër që çdo parti që mund të konkurrojë, i kontribuon sistemit demokratik. Partia Socialiste vetë ka më shumë mandate se të gjitha partitë bashkë. Pra mund ta sigurojë mazhorancën lehtësisht vetë”.

Ai theksoi se Partia Socialiste do ta sigurojë me lehtësi shumicën.

“Mendoj se do t’i kapim të gjitha synimet që kemi vendosur, se kemi qenë pranë qytetarëve dhe në një kohë kaq të vështirë në fakt Shqipëria me kokën lart, një vend i vogël, jo i pasur ka bërë të mundur që të përballojë dy stuhi të mëdha, siç ishte tërmeti dhe pandemia. Deri në prill të 2022 ne do të kemi shuar të gjitha pasojat e tërmetit , dhe 17 mijë familje që do të kenë një shtëpi të reja, falë punës së qeverisjes dhe mendoj se deri në qershor do të hapim edhe sezonin turistik pasi vaksinimi po vazhdon masivisht”,- tha ai.

Kreu i PS-së në Tiranë shtoi se nuk dëshiron të merret me partitë e vogla që nuk kanë ndonjë ndikim.

“Partia Socialiste sot është forca më e madhe politike. Mirëpret çfarëdo lloj zhvillimi demokratik të sjelljes dhe të ndërsjelljes apo mirësjelljes në respekt të garës. Në këtë aspekt nuk ndjehemi nën presion. Ka shumë kandidatë të partive politike në Shqipëri”.

“Ne jemi të bindur dhe të qartë se atë se çka ka bërë Partia Socialiste në një vit kaq të vështirë do të marrim mazhorancën në mënyrë më bindëse. Dhe nuk dua të merrem me partitë e vogla që nuk kanë as edhe një ndikim”, tha Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES