15.5 C
Tirana
Tuesday, September 21, 2021
KryefaqjaAktualitet“Po bllokojnë vaksinat”, Balluku flet nga Rinasi: Pezullimi i fluturimeve, organizim i...

“Po bllokojnë vaksinat”, Balluku flet nga Rinasi: Pezullimi i fluturimeve, organizim i mirëfilltë politik! Vendi po kapet peng, ky është grusht shteti

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bëri një deklaratë të fortë nga Aeroporti i Rinasit, gjatë konferencës për shtyp pas takimit me kontrollorët, të cilët janë futur në grevë urie, me pretendimin se nuk janë të aftë të punojnë, pas uljes së rrogës.
https://www.youtube.com/embed/NEEJquo3QJw
Ministrja Balluku tha se gjithçka është në kuadër të fushatës elektorale, për të bllokuar vaksinat, që do të vinin mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinas.

“Pavarësisht se kanë zgjedhur këtë mënyrë për të operuar, kjo është një grevë e pastër në thyerje të Kodit të Punës, sepse janë arsyetuar të gjithë në të njëjtin moment, duke deklaruar paaftësi. Unë e kuptoj Sali Berishën, sepse e gjitha kjo është një organizim i mirëfilltë politik, në një moment fushate. Për shkak të fushatës elektorale dhe për shkak të të gjitha skemave politike, që po aplikohen, sot në aeroportin e Rinasit nuk do të vijnë dot vaksina, që do të vinin sot pasdite. Sot në Aeroportin e Rinasit, për shkak të kësaj fushate, brenda fushatës elektorale për të nxirë faqen e Shqipërisë, për të prishur imazhin, po ndodh dhe diçka tjetër, po afektohet e gjithë shoqëria.

Sot nëse dikush që është i sëmurë, dhe duhet të kthehet në shtëpi, s’mund të kthehet, se kontrollorët janë të mërzitur se paga e tyre është 2 mijë e 490 dollarë. Një që ka vdekur, e do të varroset këtu, sepse nuk do Sali Berisha, që ka përdorur një gjuhë ekstremisht të ashpër, duke gëzuar gjithmonë në probleme që ky has. Çudi e madhe si ushqehet me këtë gjë. Sidomos për dezinformimet e shpifjet e mashtrimet, qytetari dixhital, kontrollori dixhital.

Ne ndërkohë, do i kërkoja Metës që edhe i ka takuar kontrollorët edhe ka kërkuar informacion nga Albcontrol, dhe ia ka dërguar Presidentit, që të shprehet sot publikisht për këtë situatë. A mundet shteti të kompensojë kontrollorët kur nuk ka pasur kurrë involvim financiar, a mundet sot shteti, Meta i ka të gjitha të dhënat, i ka edhe pagat para 2020, edhe sot. A mundet shteti të kapet peng nga një grup njerëzish që të kërkojnë të marrin 15 rroga sa ç’merr një shqiptar? 4 mijë e 400 dollarë, për një person, do të ishin njësoj sa 14 shqiptarë. Dikush mbrëmë gjatë negociatave kishte thënë, por 60 jemi ne nuk u bë nami. Jo, ju doni sa 600 shqiptarë. A mendon Meta se duhet të bllokohet trafiku ajror, e mos vijnë vaksina, e mos lëvizë askush, as ata për të ikur, as ata për t’u larguar. As të sëmurët. A duhet vallë vendi të kapet peng. Ky është grusht shteti, nga disa persona që janë të pakënaqur me pagën 2 mijë e 490 dollarë. Dhe nëse nuk ja bëjnë 4 mijë e 400 dollarë mbajnë vendin peng”, tha Balluku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES