12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitetVjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës, përshëndetet me nderime...

Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës, përshëndetet me nderime nga Garda e FSK-së

Vjosa Osmani ka marr sot zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.

Paraprakisht, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.

Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Osmani u zgjodh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidente e vendit të dielën, me 71 vota. Pas marrjes së detyrës, Osmani do të vazhdojë gjatë ditës me një sërë aktivitetesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES