15.5 C
Tirana
Tuesday, September 21, 2021
KryefaqjaEntertainmentKosovë-Shqipëri me biçikletë. Zbuloni udhëtimin fantastik të Art Abazit

Kosovë-Shqipëri me biçikletë. Zbuloni udhëtimin fantastik të Art Abazit

Artin e kemi njohur për kaq kohë për zërin e bukur e këngët romantike, por pasion i tij është edhe sporti, specifikisht çiklizmi, megjithëse nëse jeni fansa të tij duhet ta keni parë sa natyrë sportive është. Por edhe nëse nuk jeni pjesë e kësja kategorie, ja po ua themi sot që Arti bën kilometra të tërë me biçiklet, çdo ditë. Ndaj sot me sytë e këngëtarit mund të shikoni disa nga zonat e Shqipërisë që mbase nuk keni pasur mundësi t’i vizitoni së afërmi.

Ai ka udhëtuar nga Prishtina në Bajram Curr, e më tej nga Tirana në Himarë, duke na treguar me disa foto gjithçka të bukur që ofron natyra në këto zona, fshatra e qytete ku rruga të çon, e shumë nuk ndalojnë të shohin. Art Abazi e mori Shqipërinë mbarë e me këtë rast na kënaqi edhe ne sytë me pak bukuri vendase, por na shtoi dhe mallin e zilinë për pak udhëtime.

Profili i tij është si një udhëtim, por edhe si një guidë cepash të panjohur. Nga ku mund të frymëzohesh për të bërë pushime fantastike me pak shpenzime. Duke kthyer makinën në hotel si ata që e shohim nëpër filma. Kush është gati për pak aventurë ‘alla Art Abazi’ (me ose pa biçikletë) të ngrejë dorën?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES