12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentNe e dinim që italianët na simpatizonin, por jo kaq sa Miss...

Ne e dinim që italianët na simpatizonin, por jo kaq sa Miss World Italia

Valeria Altobelli është shpallur “Miss World Italy” në vitin 2004, por sot ka ardhur në Shqipëri jo si Miss, por si këngëtare. Valeria konkurron në “Kënga Magjike” me këngën “anima Semplice” (Shpirt i thjeshtë) dhe tregon se vendin tonë e do shumë dhe pa një energji këtu, ndryshe nga vendi i saj.

T”ë jesh këtu Ardit është një emocion i jashtëzakonshëm. Dua t’ju falenderoj edhe në emër të artistëve dhe të gjithë popullit të muzikës sepse po na jep mundësinë për të takuar ata që ne i duam që janë njerëzit. Na ka shkëputur një tërmet, na ndan deti Adriatik, por populli italian e do Shqipërinë. Shqipëri, të dua! Në këtë moment ndoshta Italia është në një fazë relaksimi, kurse këtu në Shqipëri unë pash shumë energji. Do të doja që edhe vendi im të ishte kështu me kaq shumë energji siç është Shqipëria. Edhe ne italianët dimë të ecim përpara si shqiptarët”-tha Valeria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES