12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitetNuk ka zgjedhje të parakohshme, Vjosa Osmani shpallet Presidente e Kosovës

Nuk ka zgjedhje të parakohshme, Vjosa Osmani shpallet Presidente e Kosovës

Vjosa Osmani është shpallur Presidente e Kosovës, pasi siguroi.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit.

Në raundin e tretë të votimit mori pjesë edhe Adelina Grainca, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo është e vetmja deputete nga kjo parti e pranishme në sallë. Gjatë seancës, ajo u ulë në pjesën ku ulen deputetët e LVV-së.

Në raundin e dytë morën pjesë 82 deputetë. Vjosa Osmani mori 67 deputetë dhe kundërkandidati i saj Nasuf Bejta fitoi katër vota. Njëmbëdhjetë vota ishin të pavlefshme.

Ndërkaq, në raundin e parë Osmani fitoi 69 vota, 12 vota ishin të pavlefshme.

Duhet përmendur se që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova ishte me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në Kosovë zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt, dhe më 22 mars, 2021 u konstituua Kuvendi dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Qeveria Kurti u mbështet nga 67 deputetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES