16.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitet“Maturat të fillojnë mësimin në klasë”, Komiteti i Ekspertëve: Mbeten në fuqi...

“Maturat të fillojnë mësimin në klasë”, Komiteti i Ekspertëve: Mbeten në fuqi masat e tjera antiCovid

Komiteti i Ekspertëve vendosi sot rikthimin në shkollë të maturave, teksa mbeten në fuqi masat e tjera antiCovid.

Kryetarja e komitetit të ekspertëve Mira Rakacolli tha se duke u bazuar mbi  shifra dhe analizën e atyre shkaqeve dhe situatave që çojnë në këto shifra, ekspertët mendojnë që vërtetë situata mbetet e qëndrueshme, për uljen e lehtë të incidencës, uljen e shtrimeve në spitale dhe të jetëve të humbura, por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të liruar situatën.

“Prandaj mendojmë që masat të propozuara për t’u rishikuar në afatin që u la në mbledhjen paraardhëse të rishikohen përsëri në atë afat.

Me përjashtim të faktit që duke u bazuar në shifrat e infeksionit SARS-COV 2 në grupmoshën 15-20 vjeç dhe sidomos duke marrë parasysh rezultatet impresionuese që janë arritur me vaksinimin masiv, sidomos tek arsimtarët, në kushtet e momentit që zhvillohet viti akademik, maturat të fillojnë mësimin në klasë. Natyrisht që është një masë, vijimësia e të cilës do të kushtëzohet nga një monitorim shumë i kujdesshëm i shifrave gjatë kohës që këto matura do të jenë të hapura. Maturat duhet të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga infeksioni SARS-COV2.

Masat e tjera do të mbeten njëlloj, siç është ora policore, nga ora 20:00-06:00. Baret e restorantet do të punojnë deri në orën 20:00 dhe njëkohësisht mësimi do të vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor. Fluturimet me Britaninë e Madhe do të vazhdojnë të jenë mbyllura deri në vlerësimin e dytë të të gjitha këtyre masave nga Komiteti i Eksperëve”, deklaroi Rakacolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES