16.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitetKryeministri Rama tregon se kush do të vaksinohet pas të moshuarve!

Kryeministri Rama tregon se kush do të vaksinohet pas të moshuarve!

Vaksinimi masiv i popullsisë në Shqipëri ka nisur prej pak ditësh, ndërsa kategoria e parë që po merr dozat e vaksinave anti-Covid “Spuntik” dhe “Sinovac” janë të moshuarit. Ndërkohë ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një vizite në Shkodër se pas përfundimit të vaksinimit masiv me grupmoshën mbi 70-vjeç, do të nisë vaksinimi i një tjetër kategorie. Ai i vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri.

Në takimin që pati pikërisht në një fasoneri, kreu i qeverisë ndër të tjera tha:“Sa të mbarojmë me vaksinimin me moshën 70-vjeç e lart të parët që do vaksinojmë do jenë gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”

Ndërkohë për burrat, me ironi ai tha se do ta marrin vaksinën “kur t’i vijë rradha” pasi përparësi kanë vajzat dhe gratë e mrekullueshme që punojnë në këto sipërmarrje. Gjatë këtyre ditëve, me nisjen e vaksinimit masiv dhe lajmeve se priten të vijnë doza të tjera vaksinash në vendin tonë, kreu i qeverisë ka theksuar sërish deklaratën që bëri të dielën, ku tha se sezoni turistik do të jetë i lehtësuar pēr vendin tonë dhe do jemi shumë pranë kthimit në normalitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES