16.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitetVIDEO/ Zjarri në magazinë, gjendet pas 60 orësh kërkime trupi i pajetë...

VIDEO/ Zjarri në magazinë, gjendet pas 60 orësh kërkime trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala

Gjendet pas rreth 60 orësh nga zhdukja trupi i të riut që mbeti i bllokuar në magazinën në flakë pranë Casa Italia-s. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala u gjet rreth orës 3 të mëngjesit në brendësi të magazinës, pranë një dere të kyçur.

Dyshohet se Sala, i cili ishte përgjegjësi i rojeve të sigurisë në objekt është asfiksuar në tentativë për ta hapur. Aktualisht trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Sala

32-vjeçari ishte jashtë kur ra zjarri në magazinën që ndodhet një kat nën tokë, por u fut për të nxjerrë punonjësit e tjerë dhe më pas ndërpreu dhe kontaktet. Kërkimet për 32-vjeçarin vijonin që prej pasdites së 24 marsit.https://www.youtube.com/embed/rtTwm3_Uj-0?feature=oembed

Informacion paraprak
Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES