16.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentDashi romantik, Demi spontan…Ajo që të tjerët nuk shohin sipas shenjës suaj...

Dashi romantik, Demi spontan…Ajo që të tjerët nuk shohin sipas shenjës suaj të horoskopit

Akrepët janë seksi, Demët janë kokëfortë dhe lista vazhdon kur bëhet fjalë për karakteristikat e shenjave të horoskopit, por secila prej tyre ka edhe një anë tjetër, që jo të gjithë e shohin e me siguri do na jepni shumë të drejtë kur t’i lexoni më poshtë.

Dashi – Thonë se janë agresivë, por në fakt kanë një anë të butë, romantike që rrallëkush e sheh. Kur dashurojnë, dashurojnë fort dhe bëjnë gjithçka për partnerin e tyre.

Demi – Thonë se janë kokëfortë dhe të ashpër, por në fakt dinë të jenë edhe moskokëçarës dhe spontantë. Janë të përqëndruar dhe dinë si të jetojnë momentin.

Binjakët – Thonë se janë “me dy fytyra”, por në fakt ata bëjnë gjithçka për njerëzit e dashur. Vënë miqtë para vetes dhe nevojave të tyre. Një BFF i vërtetë!

Gaforrja – Thonë se bëjnë shumë pas shtëpisë, por në fakt edhe Gaforret e dashurojnë punën dhe punojnë fort. Janë gjithmonë gati të ndajnë aftësitë e tyre.

Luani – Thonë se janë egoist, por në fakt janë dhe shumë bujarë dhe bëjnë shumë për njerëzit në nevojë. Kanë karakter të fortë, por edhe një zemër të madhe.

Virgjëreësha – Thonë se janë të duruar dhe të qetë, por mos e sprovoni durimin e tyre sepse kur arrin aty ku nuk mban më, edhe ata marrin flakë.

Peshorja – Thonë se dinë të ruajnë ekuilibrat, por ndonjëherë edhe Peshoret janë kokëfortë dhe duan t’u dalë e tyrja. Duan të dëgjohen, pavarësisht çdo gjëje.

Akrepi – Thonë se janë të zymtë, por jo të gjithë e shohin anën e tyre të ëmbël. Njerëzit surprizohen kur zbulojnë anën tuaj të qetë.

Shigjetari – Thonë se janë aventurierë, por kanë edhe një anë tjetër ëndërrimtare. Me njerëzit e duhur shprehin ndjenjat dhe imagjinatën e tyre.

Bricjapi – Thonë se janë të dhënë pas punës, por jo të gjithë e kanë parë anën gazmore të tyre. Ata dinë si t’i bëjnë kolegët të qeshin me sarkazmën e tyre.

Ujori – Thonë se e jetojnë jetën pa rregulla, por edhe ata dinë të jenë konkurrues dhe të pamëshirshëm. Megjithatë këtë anë të tyre jo të gjithë e kanë parë.

Peshqit – Thonë se janë intuitivë, ëndërrimtarë, por kanë edhe një anë analitike. I shohin çështjet me kujdes përpara se të vendosin dhe i kuptojnë situatat në një nivel më të thellë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES