12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitetBozo, “ëmbëlsira në fund”, Veliaj “një kafe nga lali”, etiketimet pikante të...

Bozo, “ëmbëlsira në fund”, Veliaj “një kafe nga lali”, etiketimet pikante të Ramës për kandidatët

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Rama, ndër të tjera ka përdorur edhe etiketime për kandidatët e Tiranës. Numri një i qeverisë e cilësoi Majkon si më të riun e të vjetërve në PS.

Kreu i qeverisë bëri një prezantim special për inxhinieren Luljeta Bozo, e cila është e para në listën e Partisë Socialiste.

Rama theksoi se Bozon e la në fund që të flasë, duke përdorur shprehjen e njohur popullore “ëmbëlsira për në fund”. Pas këtij prezantimi special dhe përfundimit të fjalës së Bozos, në finale e mori fjalën edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rama sërish bëri tjetër gjetje interesante për Veliajn, duke thënë se në fund prezantimi mbyllet “me një kafe nga lali”.  Po ashtu, Rama prezantoi me “delikatesë” ministren e Drejtësisë kur kjo e fundit mbajti fjalën e saj, duke u shprehur thjesht “Etilda, të lutem”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES