12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitetMbërrijnë në Shqipëri 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V, ja...

Mbërrijnë në Shqipëri 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V, ja vendi që na i dhuroi

Shqipëria ka pritur këtë mesditë dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V. Këtë mesditë kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 10 mijë doza të vaksinës ruse.

Vaksinat u pritën në aeroportin e Rinasit nga dy ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj, të cilët thanë se këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.
https://www.youtube.com/embed/C1Uf-uIW-qM

“10 mijë dozat e vaksinës Sputnik, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe tashmë kanë mbërritur dhe do të shtrijmë edhe më gjerë vaksinimin. Do të vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të fillojmë vaksinimin masiv të popullatës dhe të parapërgatitemi për të qenë më të lehtësuar edhe për turizmin”, deklaroi Manastirliu.

Ndërsa ministri Ahmetaj u shpreh: “Në emër të qeverisë shqiptare falenderojmë qeverinë e Emirateve dhe Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed. Na u gjendën me tërmetin, po gjenden edhe me Pandeminë”.

Manastirliu nënvizoi se Komiteti i Imunizimit ka dhënë garancinë për përdorimin e vakinave.

“Komiteti i Iminizimit dhe gjithë strukturat të cilat merren me çertifikimin, sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave tashmë kanë dhënë prej disa javësh garancinë për vaksinat, që ofrojnë siguri dhe efikasitet”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se procesi vaksinimit ka vijuar me ritme të shtuara edhe në fundjavë, ku deri tani janë vaksinuar mbi 11 mijë mësues. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 46,515 doza të vaksinës ndaj COVID19. Janë kryer 27,334 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 7,753 vaksinime për të moshuar dhe 11,428 vaksinime për arsimtarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES