16.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentSpanja po mendon: Java e punës të jetë 4 ditë. Si ju...

Spanja po mendon: Java e punës të jetë 4 ditë. Si ju duket?

Spanja njihet tanimë për ndryshimet e herë pas hershme në legjislacion dhe është bërë së fundmi vendi i parë ne Europë që do të marrë një qasje të re në ekuilibrin e jetës së punës, me prezantimin e një jave me 4 ditë punë.

Ideja u propozua nga partia politike spanjolle ‘Más País’ dhe mori miratimin e qeverisë për një program pilot që provon javën e shkurtuar të punës.

Sipas ‘The Guardian’, presidenti i Más País, Íñigo Errejón, u shpreh duke thënë: “Spanja është një nga vendet ku punëtorët vendosin më shumë orë sesa mesatarja evropiane. Por ne nuk jemi ndër vendet më produktive. Unë mendoj se të punosh më shumë orë nuk do të thotë të punosh më mirë”.

Detajet e sakta të programit pilot janë ende duke u diskutuar midis zyrtarëve qeveritarë, por partia e Errejón ka propozuar një projekt tre-vjeçar, 50 milion euro që do të lejojë kompanitë të përpiqen të ulin orët e tyre me rrezik minimal. Kostot e një kompanie që provon javën e punës katër ditore, për shembull, mund të mbulohen me 100% vitin e parë, 50% vitin e dytë dhe 33% vitin e tretë.

“Me këto shifra, ne llogarisim që mund të kemi rreth 200 kompani që marrin pjesë, me një total prej diku nga 3,000 deri në 6,000 punëtorë”, tha Héctor Tejero i Más País, sipas ‘The Guardian’.

Megjithëse asnjë vend tjetër nuk ka provuar zyrtarisht të zbatojë një javë pune katër-ditore, ideja ka fituar popullaritet në vitet e fundit. Disa zyrtarë të qeverisë evropiane, përfshirë ata në Gjermani dhe Britaninë e Madhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për një javë pune katër-ditore. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern u shpreh se kjo mund të jetë një mënyrë për të ndihmuar vendin të rimëkëmbet pas pandemisë ‘Covid-19’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES