12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentFloriana Garo rikthehet në “Jo vetëm modë” pas 4 vitesh

Floriana Garo rikthehet në “Jo vetëm modë” pas 4 vitesh

“Jo vetëm modë” këtë puntatë do të vijë ndryshe. Arsyeja? Rikthimi i moderatores ikonë të këtij emisioni: Floriana Garos. Floriana u largua nga “Jo vetëm modë” 4 vite më parë për të nisur një jetë të re në Zvicër, ku u martua dhe ndërtoi familjen e saj. Së fundmi moderatorja u rikthye në Shqipëri, për të nisur rrugëtimin në politikë si zëdhënëse e Partisë Demokratike.

Më shumë për pozicionin e saj të ri, jetën në Zvicër, familjen dhe planet për të ardhmen Floriana do i rrëfejë në një intervistë me Orinda Hutën në “Jo vetëm modë”.

“Më ka marrë malli shumë”-shprehet Floriana në hyrje të programit duke shprehur kënaqësinë që rikthehet pas 4 vitesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES