16.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitetShqipëri-SHBA “30 vjet së bashku”, ambasadorja Yuri Kim: Marrëdhënia jonë kyçe për...

Shqipëri-SHBA “30 vjet së bashku”, ambasadorja Yuri Kim: Marrëdhënia jonë kyçe për reformat

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi sot se Shqipëria është një aleate e SHBA-ve dhe se marrëdhënia mes dy vendeve është kyçe për reformat. Deklaratat erdhën në takimin “30 vjet së bashku”, me rastin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Ambasadorja e SHBA tha se dikur Shqipëria njihej si Koreja e Veriut të Europës dhe sot është aleate e SHBA-ve.

“Më 15 mars 1991 e bëmë zyrtare. Është nderi madh për mua të jem ambasadorja e pranishmë në këtë moment. Do kemi një sërë aktivitetesh për të festuar këtë përvjetor.
Nëse do ta krahasonim 1991 me 2021 secili prej nesh do duhet ta pranonte këtë ndryshim të jashtëzakonshëm. E kemi bërë së bashku. Dikur ky vend njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot aleate e SHBA-ve. 30 vjet më parë populli shqiptar u çlirua nga zinxhirët e diktaturës dhe SHBA-të kapën dorën shqiptare që ishte drejtuar drejt saj sinqerisht.
Misioni ynë i USAID ka mbështetur reforma të rëndësishme në Shqipëri dhe do ta vazhdojmë ta bëjmë si partner. Sot Shqipëria në prag të anëtarësimit në BE, SHBA gati tju mbështesin ndërsa bëni këto ndryshime për anëtarësimin në BE. Ju keni bërë punën e madhe. Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha në forume të tjera. Udhëheqja e Shqipërisë në OSBE është dëshmi e kontributeve të shumta që Shqipëria mund të japë në skenën botërore. Ka qenë nder për mua të jem këtu, të njoh njerëzit. Shqipëria dhe SHBA do vazhdojnë të përparojnë drejt vizionit tonë të përbashkët”, tha ambasadorja amerikane ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES