14.5 C
Tirana
Tuesday, September 21, 2021
KryefaqjaAktualitet"1 miliard euro investime në vitin që kemi hyrë”/ Bushati: 91% e...

“1 miliard euro investime në vitin që kemi hyrë”/ Bushati: 91% e bizneseve nuk paguajnë taksa

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati deklaroi sot në Kuvend se, “Partia Socialiste si mazhorancë ka ndërmarrë një sërë hapash, jo vetëm për të ndihmuar ekonominë, jo vetëm për të qartësuar dhe për të siguruar që jeta e qytetarëve, edhe në këtë sektor të jetë më e sigurt, por një sërë masash të cilat shikojnë që në një kohë të vështirë pandemie dhe pas tërmetit ekonomia shqiptare dhe shoqëria shqiptare të funksionojnë sipas rregullave, të cilat ndihmojnë aktivitetin ekonomik”.

“Ajo që kemi bërë këto kohë është lehtësimi nga taksa e barrave për gjithë qytetarët e Shqipërisë, ashtu dhe për bizneset shqiptare. Një masë shumë e rëndësishme, e cila Partia Socialiste e ka marrë që në krye të herës me efektet e pandemisë, për të relaksuar efektet e pandemisë, ka qenë heqja e tatimfitimit për shumicën e bizneseve shqiptare”, tha ai.

“Ndaj sot 91% e bizneseve shqiptare nuk paguajnë taksa, sepse një pjesë e madhe e tyre, duke qenë të vetëpunësuar, në këto biznese punësohen rreth 150 mijë, 160 mijë qytetarë shqiptarë, kjo do të bëjë që të gjithë këta qytetarë dhe këto biznese të marrin më mirë frymë le të themi nga pikëpamja fiskale dhe ekonomike, për të vazhduar me bizneset e tyre dhe për të zhvilluar ekonominë shqiptare”, tha ai.

“Nga ana tjetër kemi mundësuar që konsumatorët, ata që janë shumica e tregut shqiptar, të gjithë jemi konsumatorë, patjetër të kenë më shumë para dhe më shumë fuqi blerëse, ndaj Partia Socialiste nga një krah ka ulur kontributin që ata paguajnë nëpërmjet taksës progresive. Sot 86.5 % e qytetarëve shqiptarë paguajnë nën 5 %. Shumica madje paguan taksën 0 dhe kemi bërë gjithashtu që rroga minimale të shkojë në 30 mijë lekë. Është angazhimi i kësaj mazhorance në mandatin tjetër rroga minimale do të ngrihet përsëri në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kenë më shumë fuqi blerëse dhe më shumë para në xhepat e tyre për të shpenzuar në ekonomi”, theksoi Bushati.

“Një masë e tretë shumë e rëndësishme janë dhe investimet në ekonomi. Mazhoranca për të amortizuar efektet e tërmetit, për të amortizuar efektet e pandemisë, patjetër që ka nisur një sërë investimesh afatgjata ashtu si me karakter social për të ndihmuar qytetarët që kanë mbetur jashtë nga pasojat e tërmetin gjithashtu dhe për të shtyrë ekonominë përpara nën efektet e pandemisë”, shtoi ai.

“Në vitin që kemi hyrë mazhoranca ka investime të parashikuara në masën 1 miliard euro. Kjo nuk është vetëm një shifër rekord për sa i përket vlerës absolute, por gjithashtu është investimi më i madh në infrastrukturë 7.2 % në raport me GDP-në apo ekonominë, që ndonjë qeverisja ka ndërmarr në ekonominë shqiptare”, nënvizoi Bushati.

“Ne e dimë që për të arritur në këto parametra dhe për të respektuar të gjithë parametrat makroekonomik që do duheshin të na jepnin ne sigurinë për të nisur këto investime, Shqipëria ka bërë një rrugë shumë strikte nëpërmjet ortodoksisë fiskale që ka përdorur. Ne kemi vite që kujdesemi që dificiti buxhetor të jetë nën rritjen ekonomike. Në fakt nuk ka vend në Europë që defiçiti buxhetor të jetë nën rritjen ekonomike dhe këtë e kemi bërë sepse kemi qenë të kujdesshëm dhe e dinim që ndoshta në një ditë të vështirë për këtë duhen investimet defiçiti buxhetor është në funksion të rritjes ekonomike”, tha ai.

“Shpesh herë ndërmjet shumë akuzave dëgjojmë se si Partia Socialiste nuk përkujdeset tani për borxhin kombëtar. Ndërkohë që kemi efektet e tërmetit dhe efektet e pandemisë, të kujdesesh tani për borxhin kombëtar është njësoj si të pyesësh për çmimin e ujit kur në shtëpi ka rënë zjarri. Në qoftë se ka një masë që një qeveri mund të marrë në periudha të vështira ekonomike është pikërisht rritja e investimeve publike dhe ne do ta zbatojmë dhe ne do ta kryejmë dhe ne do ti mbarojmë këto investime publike, jo vetëm se ndihmojnë ekonominë në këtë periudhë pandemie, por edhe sepse ekonomia shqiptare, infrastruktura shqiptare, shërbimet në funksion të qytetarëve shqiptarë në Shqipëri janë të mangëta”, u shpreh Bushati.

“Janë të mangëta sepse Shqipëria duke dal nga një periudhe e gjate ekonomie të kontrolluar, diktature dhe mungese e shërbimeve të shumëanëshme patjetër që duhet ,në garën që ka me vendet fqinje me gjithë vendet e Europës duhet të ndërtoj sa më shumë rrugë sa më shumë infrastrukturë, sa më shumë ujësjellës kanalizime dhe për ti bërë këto ka 2 mënyra ose do të rriten taksat ose do të punohet nëpërmjet investimeve të mëdha nëpërmjet partneritetin publik privat”, tha Bushati.

“Në qoftë se e shikojmë në spektrin e qytetarëve, të cilët i presin shërbimet, i meritojnë shërbimet sa më shpejt ajo që bën Partia Socialiste është rruga e duhur”, përfundoi Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES