7 C
Tirana
Wednesday, April 21, 2021
KryefaqjaZemra e Tiranës10 pyetje për një vajzë kandidate si Kledina!

10 pyetje për një vajzë kandidate si Kledina!

Kledina Skendo është një prej emrave të rinj të listave zgjedhore të vitit 2021.

E renditur e 34-a në listën e Partisë Socialiste në Tiranë, Kledina është një prej potencialeve të kësaj force partiake në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Ndonëse një emër i ri në lista, Skendo nuk është e panjohur në komunitetin e saj në njësinë 7 apo në kryeqytet, ku që prej vitit 2013 vazhdon të jetë aktive në jetën komunitare dhe politike. Në 10 pyetje nga “Zemra e Tiranës”, Kledina na rrëfen detajet e pathëna më parë për kandidimin dhe për anën e saj “të panjohur”

  1. Kledina, je e renditur e 34-a në listen e Tiranës, një lajm ky surprizë. Si e prite këtë lajm?

Ishtë një surprizë e bukur, dhe si çdo surprizë e prita me shumë emocion, por njëkohësisht ishte një ndjenjë përgjegjësie e jashtëzakonshme. Si asnjë përgjegjësi tjetër!

2. Ndonëse angazhimi yt në politikë daton që në 2013, ky vit shënon edhe ekspozimin tënd me të madh në politikë. Na trego pak për planet e tua në politikë.

Angazhimi im në politikë nuk ka pasur ndonjëherë një qëllim apo plan të caktuar. Gjithçka ka ardhur pas një angazhimi të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm, ku çdo punë ka sjellë një mësim të ri, një rezultat të ri, gjithmonë në rritje derisa ndjeva nevojën që këtë angazhim në komunitet… të provoj ta kaloj në një nivel më të lartë përgjegjësie, siç është kandidimi për deputete në Kuvend. Kështu që edhe për të ardhmen plani i vetëm është që të vazhdoj të punoj bashkë me skuadrën fituese të Partisë Socialiste për të ardhmën e Shqipërisë, qoftë si kandidate për deputete, qoftë si një aktiviste e thjeshtë në komunitetin tim.

3. Tirana – PS – Shqipëria, si vepron Kledina në këtë trekëndësh mjaft interesant?

Pa ndikimin dhe drejtimin e Partisë Socialiste Tirana dhe Shqipëria do të vazhdonin të ishin 2 vija paralele që nuk do te takoheshin dot kurrë. Vetem puna dhe vizioni i qeverisë Rama mund të bënte që këto 3 elemente të ecnin në mënyrën me të mirë së bashku dhe të krijonin një trinom të pandashëm. Prandaj vota për Partinë Socialiste është vota për të ardhmen e Shqipërisë, sepse pa Partinë Socialiste, Shqipëria dhe Tirana do të ishin në kaosin që opozitaret tanë kanë ditur të shkaktojnë më së miri në gjithë vitet e tyre të qeverisjes

4. Ti ke përfunduar studimet për Inxhinieri Mjedisi, është e lehte për një inxhiniere të përfshihet në politikë?

Nuk mendoj që ka rëndësi profesioni në politikë. Profesioni ndikon në pjesën e politikave ku ti fokusohesh më së shumti, por për mua politika ka të bëjë vetëm me zemrën dhe dëshirën për t’i shërbyer vendit. çdo qytetar i përgjegjshëm dhe i ndershëm i këtij vendi mund të jetë një politikan shumë më i mirë se shumë inxhinierë, juristë, ekonomistë apo profesionistë të tjerë.

5. Nëse inxhinieri është profesioni yt dhe politika një prej pasioneve të tua, nëse do t’i vije në një peshore, cila do të peshonte më shumë?

Do doja shumë të kishte një peshore për pasionet, por në këto momente unë e dua shumë edhe Politikën edhe Inxhinerinë e Mjedisit dhe përpiqem që t’i vë të dyja në funksion të njëra tjetrës për të mos i humbur.

6. Si kandidate e re, sa pjesë të ditës tënde zë gjumi?

Hahahhah ne nuk flemë si ai (qesh) 

7. Ti i perket atij brezi që ka jetuar ndryshimet e Partiste Socialiste në Tirane dhe jo vetëm. Cili është ndryshimi që ty të ka bërë me shumë përshtypje në të gjithë morinë e ndryshimeve në vend?

Do përmend ndyshimin e jashtëzakonshem të kryeqytetit. Kthimi i Tiranës në një kryeqytet të modeleve evropiane, krijimi i hapësirave për biçikletat, për të rinjtë, për argëtimin, artin, sportin, kulturën. është ndryshimi më i rëndesishëm që mund t’i bësh një vendi.

8, Cilat janë pasionet e tua Kledina?

Pasionet e mia lidhen me angazhimin në aktivitete që synojnë përmirësimin e tematikave të ndryshme të shoqërisë.  Për t’i krijuar vetes mundësi angazhimi në probleme të tilla si ekosistemi, edukimi dhe emancipimi i të rinjve, lidershipi etj, Sigurisht pasioni për të ngjitur majat më të lartë të maleve në Shqipëri është “pushimi”  më i bukur që i dhuroj vetes në fundjavë. Ky vit ishte viti i zbulimit të destinacioneve turistikë nga veriu në jug nëpër Shqipëri. Ky vend është i bekuar me një natyrë që të ofron cdo peizazh mbreslënës malor apo detar. Ndihem me fat!

9. Nëse sheh Instagramin tënd, mund të shohim se natyra dhe vendet turistike në vend zënë pjesën më të madhe të postimeve të tua. Cilat janë disa prej sugjerimeve që mund të na japësh tani meqë nis edhe sezoni turistik?

E kam shumë të vështirë të zgjedh, por do sugjeroja për sezonin turistik 2021 për Qarkun e Tiranës : “Liqeni i Bovillës”, i rrethuar nga një kurorë malesh, si malet e Brarit, mali i Gamtit, etj në të cilat mund të zhvillosh edhe sporte si Climbing, Hiking dhe Ecje duke shijuar panoramën e liqenit. Një tjetër destinacion mund të jetë “Mali i Tujanit”, mrekullia është kur mbërrin në majë dhe gjithë lodhja të shpërblehet me një pamje spektakolare e gjithë malësisë së Tiranës dhe e qytetit. 

10. Cilat janë pritshmëritë e tua këto zgjedhje, Kledina?

Për këto zgjedhje kam vetëm një pritshmeri: Fitoren e padiskutueshme të Partisë Socialiste në qëllimin e saj për një të ardhme gjithmonë e më të mirë për Shqiperinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES