12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitet(Video) Kryeministri Rama largon gazetaren pa maskë: “Pse nuk e ke? Shko...

(Video) Kryeministri Rama largon gazetaren pa maskë: “Pse nuk e ke? Shko merre!”

Kryeministri Rama, së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka qenë i pranishëm paraditen e sotme në ambientet e shkollës “4 Dëshmorët” në Tiranë, aty ku ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve me “AstraZeneca”. Pas nisjes së pocesit, kreu i qeverisë dhe ministrja i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me këtë proces dhe atë që po ndodh me dozat e vaksinës së kësaj kompanie. Në momentin që Manastirliu jepte deklaratën e saj dhe Rama i qëndronte në krah, ai ka parë që njëra prej gazetareve nuk kishte maskën.

Sapo e ka parë ai ka pyetur se përse ishte pa maskë dhe gazetarja, me aq sa mund të kuptohet i përgjigjet duke i thënë se e “ka lënë në makinë”. Vetëm pas pak momentesh kryeministri i kërkon që të shkojë të marrë maskën.

“Pse nuk e ke maskën? Ik merre”,- dëgjohet të thotë Rama dhe shihet teksa e detyron gazetaren të largohet, ndërsa Manastirliu vazhdon fjalën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES