12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitetArrihet marrëveshja, Italia do të njohë patentat shqiptare!

Arrihet marrëveshja, Italia do të njohë patentat shqiptare!

Është arritur më në fund marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve (patentave). Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur nga homologu i saj italian, Luigi Di Maio, ku është konfirmuar edhe ky lajm. Xhaçka dhe Di Maio, ndër të tjera bënë me dije në këtë takim se kanë përfunduar zyrtarisht procedurat për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve, gjë e cila ishte kërkuar dhe pritej nga shumë persona që punojnë apo vizitojnë vendin fqinj, e kjo marrëveshje do të bëjë që tëmos kenë më probleme.

Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes, javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjegjëse”. “Mirënjohje qeverisë italiane për solidaritetin dhe kontributin për rindërtimin pas ndërtimit” është shprehur Xhaçka, ndërkohë që ministri italian, përfitoi nga takimi dhe konferenca e përbashkët, për të folur edhe për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, për të cilat tha:

“Të gjitha forcat politike duhet të japin prova demokracie. Zgjedhjet, forcat politike të japin mesazhin se interesi kombëtar qëndron mbi interesat partiake”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES