12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaUncategorizedAeroporti i Vlorës, Rama: Një hall i zgjidhur. Kontrata firmoset brenda 3...

Aeroporti i Vlorës, Rama: Një hall i zgjidhur. Kontrata firmoset brenda 3 javësh, fillon punën. Ekonomia do shkojë në një nivel tjetër. Të ardhurat do jenë…

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se aeroporti i Vlorës është tanimë një hall i zgjidhur dhe se shumë shpejt do fillojë punë. Ai tha se aeroporti është një garanci që ekonomia e Vlorës do të ndryshojë dhe do të shkojë në një nivel tjetër.

“Nga ana tjetër vazhdimi i investimeve që janë në proces plotësohet në mënyrë të jashtëzakonshme me aeroportin e Vlorës. Ka dalë kompania fituese dhe tani po negociohet kontrata e cila brenda maksimumi brenda 3 javësh do jetë e firmosur sipas ligjit. Do fillojë punë, unë kam shumë besim sepse të gjitha dokumentet që ka paraqitur konsorciumi ku kompania që ka shumicën dhe barrën kryesore është Mabetex i Behgjet Pacollit janë bindëse për nga kapacitetet financiare, ndërkohë që nuk diskutohet sa bindës është Behgjet Pacolli si dikush që përmes Mabetex ka realizuar vepra të mëdha infrastrukturore dhe publike nëpër botë. Kështu që aeroporti i Vlorës tanimë është një hall i zgjidhur, një hall që u krijua si rezultat i bllokimit të procesit nga pandemia dhe është një garanci që ekonomia e Vlorës do të ndryshojë dhe do të shkojë në një nivel tjetër pasi dihet botërisht që 1 euro e investuar në një aeroport kthehet në një ekonomi ku fitohen si kontribut i drejtpërdrejt në shërbime, në infrastrukturë hotelerie e me radhë 23 euro. Nëse kemi një investim që parashikohet të jetë 105 mln euro për aeroportin, shumëzojeni për 23 dhe ky do jetë impakti i drejtpërdrejt ekonomik i aeroportit për Vlorën, ndërkohë që është një impakt që tejkalon Vlorën dhe është për Shqipërinë”, deklaroi Rama.

Ai tha më tej se së shpejti do të hapim garën për aeroportin e Sarandës. “Ambicia jonë është që të kemi në përfundim të mandatit të tretë 4 aeroporte në Shqipëri. Aeroporti i Kukësit është gati në pak javë dhe pastaj do ketë nevojë vetëm për ato dokumentet e certifikimit ndërkombëtar që janë të domosdoshme për çdo aeroport që kalon në një fazë testi përpara se të marrë certifikimin ndërkombëtar”, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES