12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentErmal Meta i përgjigjet komenteve për origjinën: Po të dinit historinë e...

Ermal Meta i përgjigjet komenteve për origjinën: Po të dinit historinë e Shqipërisë do ishit edhe ju krenarë si unë!

Ermal Meta ka realizuar një video të gjatë dedikuar të gjithë komenteve dhe energjisë që ka marrë gjatë pjesëmarrjes në “Sanremo”. Si fillim ai ka falenderuar të gjithë ata që vlerësuan këngën e tij, që e deshën atë dhe që e dëgjojnë. Por pjesën më të madhe të videos ia dedikoi të gjithë personave, shumica djem të rinj në fillim të të 20-ave, që i kanë shkruar komentete të tipit: “Kthehu në vendin tënd”. “Këndo andej nga ke ardhur”. “Ti nuk i përket Italisë”.

Aspak i lënduar apo i prekur nga këto komente Ermali shprehet: “Mua këto komente nuk më prekin fare. Por unë dua të ndaloj tek to se nuk më duket aspak e drejtë që persona që janë shumë më të rinj se unë të më drejtohen në atë mënyrë, kur unë jam në realitet më shumë italian se ata, sepse jetoj në këtë vend prej më shumë vitesh, pavarësisht se kam ardhur nga një tjetër shtet. Është e çuditshme që këtë diskutim po e bëj në 2021-in dhe nuk po e prek këtë temë sepse më pëlqejnë polemikat, në fakt as nuk më plas për to. Ajo që dua të dini është fakti që të thuhen këto gjëra dhe t’i lësh të ikin i bën të duken normale. Të flasësh ashpër e t’i përmendësh origjinën dikujt nuk është aspak normale. Ne jetojmë të gjithë nën një qiell, të gjithë kemi një ndërgjegje të përbashkët kolektive. Kjo është urrejtje që unë nuk e pranoj dot sepse është idotësi”.

Dhe në mbyllje të videos Ermali ka dhënë deklaratën që me siguri do prekë shumë shqiptarë. “Në fund dua të falenderoj të gjithë ata që më mbështesin dhe më ndjekin sepse më duan. Ndërsa për ju të tjerët kam vetëm diçka për t’iu thënë: Nëse do dinit vetëm pak fare nga historia e vendit nga unë vij, do ndiheshit krenar, njësoj si unë. Jam krenar për rrënjët dhe gjakun tim, e nëse ju do i njihnit ata do ndiheshit krenarë që i keni fqinj. Ju ftoj të lexoni historinë e tyre dhe do mbeteni të mahnitur”, e mbyll fjalën këngëtari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES