16.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentPuthje me zor dhe puthje fshehtas, dalin të palarat në “Përputhen”

Puthje me zor dhe puthje fshehtas, dalin të palarat në “Përputhen”

Situatat vazhdojnë e ndërlikohen më shumë në “Përputhen”. Në puntatën e sotme, Antonela bëri një deklaratë të fortë duke treguar se Atdheu e ka puthur me zor.
“Ai më puthi me zor dhe unë i thashë për çfarë e bën këtë. Ai tha s’ma ha pika pika. Madje ai donte edhe më shumë, por isha unë ajo që e refuzova”- tha Antonela duke i shokuar të gjithë.
Atdheu e kundërshtoi dhe e quajti aktore, por Antonela vazhdoi duke treguar se ata të dy e dinë shumë mirë çfarë ka ndodhur.

Mirëpo kjo nuk ishte e vetmja puthje që është dhënë jashtë emisionit. Andi zbuloi gjithashtu se është puthur disa herë me Jasminën.
“Me Jasminën kemi dalë, jemi takuar pas emisionit nja 4-5 herë. Dy herë kur ishim tek lokali i Atdheut, kemi diskutuar e jemi puthur nga pak. Një ditë tjetër ishte pas emisionit, pasi më ka ofenduar, jemi takuar e kemi biseduar dhe në fund, gjithë ai debat e argument përfundoi me puthje. Një herë tjetër ka qenë kur jemi takuar me Jasminën kur erdha nga Kosova dhe ja solla një fustan. Si përfundim, jemi puthur. I kërkoj produksionit falje dhe ndjesë për thyerjen e rregullave”-tregoi Andi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES