15.5 C
Tirana
Tuesday, September 21, 2021
KryefaqjaEntertainmentBotaEfektet e para të intervistës. Gruaja që e sulmoi i kërkon Meghan-it...

Efektet e para të intervistës. Gruaja që e sulmoi i kërkon Meghan-it falje

Sipërmarrësja dhe autorja amerikane Bethanny Frankel ditën e djeshme, pak orë para intervistës së famshme iu drejtua Meghan Markle-it me një një status publik. Frankel publikoi lajmet e fundit mbi Meghan ku shkruhej se ajo ka keqtrajtuar stafin e Pallatit Mbretëror dhe  shkruante se Meghan po qurravitet duke përmendur edhe sesi ajo arriti nga një moderatore në një dukeshë.

“Nga një moderator, në një aktore të panjohur, pastaj duke vuajtur në një pallat mbretëror, në një intervistë me Oprah dhe qindra miliona marrëveshje me mediat”-shkruante Frankel.

Sot Frankel është penduar pasi ka parë intervistën dhe ka kërkuar falje publikisht duke u shprehur se stresi dhe komentet raciste që ka marrë Meghan do e kenë mbytur.

“Pashë intervistën e Meghanit dhe Harryt. Stresi emocional dhe racizmi të bën të ndihesh i mbytur dhe pafuqi. Kur dëgjova për intervistën u habita. Por kërkoj ndjesë nëse fjalët e mia e kanë lënduar ose ofenduar atë”-tha Frankel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES