12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentDua Lipa "mbretëron" sërish në Spotify

Dua Lipa “mbretëron” sërish në Spotify

Ajo është padyshim këngëtarja më e famshme në botë e cila në një moshë fare të re ka arritur shumë në karrierën e saj muzikore. E kush tjetër perveç se Dua Lipa?! Së fundmi albumi i saj i dytë “Future Nostalgia” ka bërë një bujë të madhe në mbarë botën.

Ky album po korr një sukses të jashtëzakonshëm dhe sipas disa postimeve të fundit që janë shpërndarë në Instagram, ky album ka qenë më i dëgjuari në botë në Spotify për 3 javë rradhazi.

Future Nostalgia ishte zyrtarisht albumi i parë më i dëgjuar në botë në Spotify për tri javë radhazi. Urime Dua Lipa,-thuhej në një postim të ‘Dua Lipa Argentina’.

Artistja shqiptare ka lënë pas The Weeknd, Bad Bunny, Ariana Grande, Pop Smoke, Harry Styles, etj.

Rikujtojmë, se javën e kaluar 25-vjeçarja u shpall ‘artistja e dytë më e dëgjuar në botë’ në po të njëjtën platformë. Dua në anën tjetër ka filluar përgatitjet për performancën në “Grammy Awards”, e cila sivjet u nominua në 6 kategori. Së fundmi, revista “Time” ka renditur Lipa-n në listën e 100 personazheve më me influencë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES