7 C
Tirana
Thursday, April 22, 2021
KryefaqjaAktualitetBushati: Kemi 3-fish përgjegjësi në misionin tonë

Bushati: Kemi 3-fish përgjegjësi në misionin tonë

Kryetari i PS TiranëErvin Bushati gjatë njê interviste televizive u shpreh se Partia Demokratike sipas tij ka një skemë humbëse për zgjedhjet e 25-Prillit.

Sipas deputetit socialist në Tiranë, Basha mund të marrë vetëm 8 deputetë, pasi kaq e ka ambicien:

“Nga Partia Demokratike, u nis një proces votimi që nuk shkoi në asnjë vend. Bënë një process votimi, një kandidat një votë, që edhe ajo nuk u zbatua. Asnjë nga ato, unë di që në të gjitha zonat e Tiranës nuk ka shkuar asnjë aty ku u votua nga baza demokratike. Ata që janë kandidatë sot të PD-së nuk janë demokratët e vërtetë, sepse e kanë edhe këtë bagazhin tjetër. Asnjë nga prezantuesit, deputetët demokratë dhe ndoshta për herë të parë, z.Basha ka ditur të bëjë matematikë dhe ka paraqitur vetëm 8 kandidatë të PD-së në qarkun e Tiranës, për të cilin mund të them se jam më i informuar se këtu bëj fushatën. Ka paraqitur vetëm 8 kandidatë dhe i nënti do ishte Sali Berisha, duke llogaritur se sa marrin edhe aleatët, shkon tek numri i vet, normal, tipik. Dhe kaq e ka dhe ambicien.”-përfundoi Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES