12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentShumë gëzime në një ditë për Amin

Shumë gëzime në një ditë për Amin

Amarada Toska ka qenë e ftuar mbrëmjen e kaluar bashkë me Ermalin në ‘Dua të të bëj të lumtur’, ku surprizuan dy të rinj. Sigurisht pjesë e surprizave u bënë edhe vet Ami, e cila mori të papritura nga njerëzit më të dashur për të. Duke nisur nga mikesha e saj e vjetër që i dedikoi disa fjalë të bukura dhe vizita në studio e Albi Nakos, dikur profesor i Amit në Shkollën e Baletit. Ata kërcyen të dy një tango pas 21 vitesh.

Më tej Ermali i këndoi gruas së tij një këngë live që i përloti të gjithë dhe për t’i vënë vulën surprizave, djali i tyre u shfaq në studio bashkë me një tuf lule dhe tortën e ditëlindjes së mamit. Amin nuk e kemi parë kurrë aq të emocionuar sa dje. Po ku ka më bukur se të gjithë këto surpriza t’i marrësh në ditën e lindjes?/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES