12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitetRama prezanton inxhinieren Luljeta Bozo në listat e PS: Shqiptarët të njohën...

Rama prezanton inxhinieren Luljeta Bozo në listat e PS: Shqiptarët të njohën në momente të vështira, je në kohën dhe vendin e duhur!

Pasi sot u publikua lajmi se inxhinierja e ndërtimit Luljeta Bozo do të ishte një nga kandidatet për deputete e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer mirënjohjen për figurën e saj.

Teksa prezantoi sot programin për rindërtimin, kreu i qeverisë ftoi në skenë për t’ju bashkuar aktivitetit, Bozos, që e cilësoi atë njeriun e duhur që ishte aty në kohën e duhur.

“Më lejoni që të ftojë dikë që me siguri do ta njihni. E keni njohur në një momentet vështirë, kur ra tërmeti. Kur shpërndaheshin lajme të rreme për tërmetin që do të binte në orën filan e filan, nga ata të cilët shpifnin. Qytetarët kishin nevojë për zërin e dikujt që i lehtësonte dhe i qetësonte nga maja e një jete të gjatë profesionale, e një integritet të pacenueshëm moral në profesion. Një eksperiencë e gjatë si nënë dhe si gjyshe. Dua që Luljeta Bozo të jetë këtu me mua. Që Luljeta Bozo të mund të përcjellë idenë se ne kemi bërë shumë, por jo aq sa është mjaftueshëm për të thënë; oh sa mirë. Kjo vlen dhe për PS, por edhe për përpjekjet tona. Luljeta të falënderoj shumë për mundimin dhe ne sot jemi këtu për të bërë një përmbledhje të adresimit të plagëve të rënda që hapi tërmeti. Besoj për të gjitha këto arsye, vlen dhe për ato arsye që ne t’i shpjeguam. Je njeriu i duhur, në kohën dhe vendin e duhur. Jo vetëm për ato momente kur u bërë një nënë, motër, gjyshe e dashur për qytetarët. Por dhe në pjesën pas, pasi ndihma jote ka vazhduar dhe ka qenë e vyer.”, – tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES