7 C
Tirana
Wednesday, April 21, 2021
KryefaqjaEntertainmentNë 9-mujorin e ardhjes në jetë të Krid, Klea Huta i dedikon...

Në 9-mujorin e ardhjes në jetë të Krid, Klea Huta i dedikon të birit fjalët më të ëmbla

Besojeni ose jo, por kanë kaluar plot 9 muaj që kur Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Çifti i artistëve u bekua me një djalë, për të cilin zgjodhën emrin Krid, ndërkohë që Klea gjatë kësaj kohe ndan shpesh në rrjetet sociale momentet që kalojnë me të birin, megjithëse ka zgjedhur që ende të mos e prezantojnë portretin e tij me publikun.

Së fundmi moderatorja e “Këngë Moj” ka zgjedhur që 9-mujorin e ardhjes në jetë të Krid, ta “festojë” me anë të një dedikim për djalin në profilin e Instagram-it. Bashkangjitur me një portret shumë të bukur të saj, ku mban në krah të birin, ajo shkruan:

“Bota ime sot 9 muajsh” dhe “Aq muaj sa e mbajta në barkun tim”

Fjalë vërtetë të bukura nga Klea, e cila shpesh herë është shprehur këto kohë në intervista dhe jo vetëm se jeta e saj ka ndryshuar totalisht me ardhjen në jetë të Krid dhe këtë gjë e dëshmon edhe me dedikimet në drejtim të tij dhe familjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES