16.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitetErmal Meta pretendet sërish për fitoren e SanRemos

Ermal Meta pretendet sërish për fitoren e SanRemos

Këngëtari shqiptar Ermal Meta është ngjitur sërish në skenën e festivalit më të rëndësishëm të këngës në Itali, Sanremo. Këtë vit ai konkuron i vetëm, me këngën “Un millione di cose da dirti” dhe nuk ka zhgënjyer aspak publikun, si me krijimin ashtu edhe me performacën e tij.

Kënga e dashurisë e Metës është pëlqyer shumë nga publiku i festivalit dhe fansat, sa që përflitet që tani si një pretendentët kryesorë për të fituar, ndërsa festivali ka ende edhe disa netë spektakli para se të përfundojë gara. Këtë nuk e thonë vetëm komentet tek rrjetet sociale të artistit dhe ato në mediat italiane, por edhe klasifikimi zyrtar i Sanremo-s deri më tani, ku Ermali kryeson mes 26 artistëve.

1) ERMAL META – Un milione di cose da dirti

2) ANNALISA – Dieci

3) IRAMA – La genesi del tuo colore

4) MALIKA AYANE – Ti piaci così

5) NOEMI – Glicine

6) FASMA – Parlami

7) FRANCESCA MICHIELIN e FEDEZ – Chiamami per nome

8) LO STATO SOCIALE – Combat Pop

9) WILLIE PEYOTE – Mai dire mai (la locura)

10) FRANCESCO RENGA – Quando trovo te

Përtej muzikës, ajo cka i ka pëlqyer më shumë publikut është edhe teksti i këngës, që është shkruar nga vetë Meta. Ai ka rrëfyer para nisjes së konkuritmit se këtë këngë e ka pasur gati prej 3 vitesh tashmë, por kishte pritur momentin e duhur për ta prezantuar dhe Sanremo i këtij viti ishte pikërisht ai rast.

Sipas klasifikimit, bazuar në votat e publikut, këngëtari kryeson listën për 26 artistët. Ermal Meta ka rrëfyer për mediet italiane, se këtë këngë e posedonte prej 3 vitesh, por sipas tij, kishte pritur momentin e duhur për ta prezantuar në Sanremo.

Kujtojmë që këngëtari shqiptar e ka fituar më parë Festivalin e rëndësishëm, në vitin 2018, me këngën në bashkëpunim me Fabrizio Moro-n “Non mi avette fatto niente”, duke përfaqësuar Italinë në Eurovizion-in e atij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES