16.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentSezoni i ri i “Portokalli”/ Zbulohet dyshja e prezantuesve, konfirmohet Fjoralba Ponari!

Sezoni i ri i “Portokalli”/ Zbulohet dyshja e prezantuesve, konfirmohet Fjoralba Ponari!

Sezoni i ri “Portokalli” do të nisë së shpejti dhe deri më tani është bërë e ditur që do të ketë disa ndryshime, si në drejtimin në skenë ashtu edhe në atë artistik. Ndërkohë në rrjetet sociale dhe në media janë përfolur se cilët do të jenë prezantuesit e rinj të programit, kjo nisur edhe nga fakti se mendohej që as Salsano Rrapi nuk do të ishte më në këtë rol.

Ndërkohë së fundmi është zbuluar nga burime pranë spektaklit se cilët do të jenë drejtuesit e rinj të tij për këtë sezon. Burime për “Anabel” ditën e sotme bënë me dije se pas largimit të Eneda Tarifës do të jetë Fjoralba Ponari në drejtimin e tij. Lajm ky që është konfirmuar edhe nga “News31”, ndërsa po ashtu kemi mësuar se krah saj, ndryshe nga sa është folur, do të jetë pikërisht Salsano.

Kështu, mësohet se Fjoralba ka fituar audicionin për t’u bërë prezantuese e “Portokalli” dhe tani presim ta shohim çdo të dielë në ekranin e Top Channel, përkrah emrave më të njohur të humorit.

Shumë suksese në sezonin e ri për dyshen Fjoralba-Salsano!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES