12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitetBushati: Socialistët do çojnë përpara Reformat

Bushati: Socialistët do çojnë përpara Reformat

Për mbi 24 mijë zgjedhës në Tiranë, për herë të parë vullneti i tyre politik do të votohet dhe numërohet elektronikisht në 32 qendra votimi.

Zgjedhësit e njësisë numër dhjetë janë përzgjedhur për të zbatuar një proces i cili do të jetë prova e parë e votimit elektronik me objektivin për ta shtrirë atë në të gjithë vendin në zgjedhjet e ardhshme:

“E rëndësishme është të shikohet logjistika në vetvete si është dhe të ketë sensin e kredibilitetit për të gjitha palët, nesër mund të aplikohet edhe në zgjedhje të tjera. Edhe sot në botë ka diskutime të ndryshme ndërmjet zgjedhjes elektronike apo asaj tradicionale, infiltrimi nga lojtarë të tjerë jashtë vendi, pro demokracisë, kundër demokracisë dhe shumë më gjerë. Megjithatë është shumë mirë që ne kemi sot, në radhë të parë për ta bërë këtë diskutim sot dhe mendoj që Shqipëria është larg këtyre interesave populiste, që në fakt janë në tërheqje edhe në Evropë dhe në botë, të partive që vijnë nga hiçi, premtojnë qiellin dhe pastaj japin hiçin. Kështu që më vjen mirë që partia po shkon drejt sistemit dypartiak”.

Kryetari i PS Tiranë Ervin Bushati thekson se skuadra socialiste është e vetmja e cila do të cojë për para reformat e nisura:

“Nuk mjafton të vendosësh shishen e qumështit te radha dhe të gdhihesh kryeministër, në qoftë se fle tetë orë më shumë, po vlerësohet ai që bën puneën më mirë sepse ndryshe do të vendosej një precedent shumë i keq në demokracinë shqiptare. Mjafton të kapësh për fyti një parti politike, të presësh aty dhe nuk ka rëndësi sesa punon, se prapë do të jetë me radhë”- përfundoi Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES