18 C
Tirana
Monday, May 10, 2021
KryefaqjaAktualitetBushati: Shqipëria kantier ndërtimi, nuk presim të hapet fushata e të shpallim...

Bushati: Shqipëria kantier ndërtimi, nuk presim të hapet fushata e të shpallim programe

“Shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin nga një 97-të që u shkaktua nga qeveria dhe nuk të ruante dot as zoti dhe një pandemie që vjen nga zoti dhe qeveria po punon me zemër që të bëjë maksimumin”, tha sot deputeti i PS-së dhe njëherazi kryetari i PS-së së Tiranës, Ervin Bushati, i ftuar në një emision televiziv
Duke folur për programin ekonomik të PS-së, Bushati tha se PS si forcë politike dhe si mazhorancë ka një përgjegjësi të dyfishtë të drejtojë vendin dhe të shikojë se gjithë pasojat e tërmetit dhe pandemisë të jenë sa më të lehta për qytetarët, ekonominë dhe biznesin shqiptar. “Ndaj çdo gjë e bëjmë pa pritur të hapet fushata pa shpallur programe ne e kemi bërë hap pas hapi, ndërkohë që pandemia ka progresuar, duke u përpjekur të heqim taksat për 91% të biznesit, të rrisim pagën minimale nga 26 mijë në 30 mijë lekë të reja dhe të marrim çdo iniciativë ligjore apo dhe ekzekutive për të ndihmuar ekonominë. Mendoj që gjithçka ka qenë në dorë të qeverisë duke rritur investimet, duke u përkujdesur që qytetarët që nuk kanë një shtëpi prëj tërmetit të futen sa më shpejt në shtëpinë e tyre, u shpreh Bushati.
“Kanë filluar investimet dhe Shqipëria është kthyer në një kantier ndërtimi dhe ato po bëhen në kohën e duhur dhe jo thjesht për të qenë në fushatë se do ishte cinike nga një forcë politike që të shpallte programin, ndërkohë që mund të humbte një kohë të vlefshme gjatë këtyre muajve për të shpëtuar jetë njerëzish për të ndihmuar ata që janë pa shtëpi apo për të ristartuar ekonominë pas një goditje të madhe që ka marrë e gjithë ekonomia globale. Në të gjithë botën po shikojmë se pandemia ka tkurrur ekonominë. Megjithatë në Shqipëri mendoj se shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin nga një 97-të që u shkaktua nga qeveria dhe nuk të ruante dot as zoti dhe një pandemie që vjen nga zoti dhe qeveria po punon me zemër që të bëjë maksimumin”, theksoi ai.
Bushati shtoi se qytetarë dinë ta bëjnë dallimin nga Gërdeci që shkaktoi qeveria Berisha dhe një tërmet që vjen nga Zoti dhe ne po përpiqemi që çdo qytetar të mos jetë në qiell të hapur.
“Ndaj mendoj se më shumë se ka bërë kjo qeveri do ishte e vështirë të bëhej në këtë kohë kaq sfiduese për Shqipërinë, ku u kombinua jo vetëm pandemia por dhe tërmeti me efektet e veta”, theksoi Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES