8 C
Tirana
Wednesday, April 21, 2021
KryefaqjaAktualitetBushati: PS ka ekipin më të fortë. PD ka pritshmëri për 8...

Bushati: PS ka ekipin më të fortë. PD ka pritshmëri për 8 deputetë në Tiranë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati i ftuar në  studion e MCNTV ka folur për fushatën elektorale, zgjedhjet e 25 prillit si dhe ekonominë e vendit.

Në fjalën e tij Bushati deklaroi se PS ka 18 kandidatë në qarkun e Tiranës teksa përvballë nga kampi demokrat janë zgjedhur vetëm 8 që siç e komentoi kryetari i PS Tiranë është numri që PD pretendon:

“Ne kemi 18 kandidatë, pra PD ka prezantuar 8 kandidatë në qarkun e Tiranës që është dhe më i madhi dhe në këtë pakt zgjedhjesh PS ka 18, PD ka 8 dhe kaq është numri që pret të marri në zgjedhje duke ditur që duhet të kordinojë edhe me aleatët. Nuk mund të ketë më teper se aq pretendon të marri. Ne kemi provuar se nuk është mision i pamundur që të marrësh 74 mandate. Kemi parë se një parti politike po të punojë mund të marri 74 mandate prandaj ne në Tiranë me ndihmën edhe të Bashës do të marrim 20. Sa për komentin e Metës se do japë dorëheqjen nëse ne sigurojmë 74 mandate mund të them se të jesh president kërkon sakrifica të ngresh mbi egon personale apo biznesin familjar sepse ata që janë në LSI  janë një shpk familjare që shkëmben. Ne besuam se Meta do ngrihej mbi interesat familjare dhe të ishte president i qytetarëve. Se si e ka llogaritur ai të shkri PD me LSI me votë apo pa votë do e marri ai PD, nuk e di si i kanë punët me pronarin e vërtet të PD që është Berisha, por në vetvete do ishte burrërore të dilte dhe të thoshte jam opozitar dhe të merrej me politikë dhe të hiqte kostumin e presidentit”.

Deputeti socialist deklaroi se proçesi i fiskalizimit është pjesë e procesit të formalizimit të ekonomisë. Bizneset, sipas socialistit, nuk janë në garë me shtetin, por me njëri-tjetrin:

“Është pjesë e procesit të formalizimit të ekonomisë që quhet fiskalizim. Është liberalizim i tregut. Më parë ka pasur koncesion të mirëfilltë, ishin 2-3 firma që kishin të drejtë t’i jepnin këto kasa dhe nuk ishin online. Tani ka mbi 30 kompani që e bëjnë këtë. Bie dhe çmimi, do të bëhet me 3 faza. Bizneset nuk janë në garë me shtetin, por me njëri-tjetrin. Ajo që kërkohet është të bëhet garë e barabartë. Kjo bëhet duke vendosur kushte të barabarta gare për të gjithë. Nëse vendosim që 91% e biznesve duhet të paguajnë 0 tatim fitim, duhet të regjistrohen dhe të mbajnë letrat në rregull. Pra të punojnë sa të duan por me shtetin të jenë të sinqertë dhe të ndërgjegjshëm. Këtë bën formalizimi i ekonomisë. Me të gjitha këto ndryshime, ne i kërkojmë biznesit të jetë i ndershëm me shtetin, ne nga ana tjetër i heqim taksat dhe u kërkojmë të paguajnë sigurimet shoqërore. hqipëria ka ecur shumë përpara dhe kjo është vlerësuar nga partnerët. Çdo gjë që ne kemi bërë është përputhur me gjithçka që nga vjen nga Bashkimi Europian. Këtë e bëjmë për veten tonë. Ka shumë vende që nuk e kanë kuadrin ligjor si Shqipëria. Patjetër që edhe prej pandemisë janë përshpejtuar proceset teknologjike. Pra lidhje me internetin, in voice digjitale, mënyrat si bëhen pagesat janë rritur me 40%. Kriza është bekim i dhunshëm. Nxjerr në pah gjithçka që duhej bërë dhe nuk është bërë për shkak të interesave ekonomike, politika apo kastash të ndryshme. Krizat përshpejtojnë proceset dhe hapin tregun kështu që duhen shfrytëzuar. Ne kemi bërë më të mirën e mundshme. Sot jemi një vend që edhe me procesin e vaksinimit, Shqipëria është treguar e shkathët. Në Ballkan jemi të vetmit që kemi vaksina të aprovuara nga OBSH”- përfundoi Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES