15.5 C
Tirana
Tuesday, September 21, 2021
KryefaqjaEntertainmentKulturëPas krisjes së marrëdhënies së tyre, Andi bën deklaratën e fortë për...

Pas krisjes së marrëdhënies së tyre, Andi bën deklaratën e fortë për Jasminën

Pas dy puthjeve që shkëmbyen, u duk se gjërat mes Jasminës dhe Andit u krisën pas takimit të këtij të fundit me Sarën. Megjithatë, gjërat kanë marrë një drejtim tjetër ditën e sotme, pas transmetimit të takimit të tyre.

Ishte një deklaratë e bërë nga Andi në studio ajo që ndryshoi gjithë rrjedhën e debatit dhe lidhjes së tyre. Ai ka thënë se momentalisht do të fokusohet vetëm tek ajo. Këtë deklaratë ai e bëri në takim, duke thënë se do të refuzojë ftesat nga vajzat e tjera në takim.

“Je shumë posesive dhe më duket shumë toksike kjo punë, të gjitha që bëre të takim me Erlindin, i kam parë sikur i bën kastile. Ti çdo gjë që bën në studio, më sheh mua. Me këto gjeste më ftoh, unë nuk bëj asgjë qëllimisht. Unë dua të fokusohem vetëm te ti, kush më fton në takim do të refuzoj. Ti vendos ça të duash. Unë e vendos kështu, tani të bëhet çfarë të bëhet. Mundet të ndodhi që në ndonjë puntatë tjetër që Jasmina të bëjë ndonjë gjest që mua nuk m pëlqen dhe unë e hedh këtë deklaratë poshtë”, tha ai.Nga ana tjetër, Jasmina tha se është ende konfuze. 

“Sigurisht që më pëlqeu ajo deklarata e Andit, por e ka dhënë deklaratën në një moment që nuk duhet sepse situata u ftoh, ne u distancuam. Jam konfuze sepse nuk kanë ndryshuar ato që kanë ndodhur dhe as se si e shoh unë Andin”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES