12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentKulturëBritney Spears publikon foton e rrallë me dy djemtë e saj: “Është...

Britney Spears publikon foton e rrallë me dy djemtë e saj: “Është shumë e vështirë t’i shohësh të rriten!”

Britney Spears ka postuar së fundmi një foto me dy djemtë e saj në rrjetet sociale dhe të gjithë fansat po thonë njëzëri se sa shumë paskan ndryshuar ata.

Ylli i pop-it ka postuar një foto të saj në Instagram ku shihet me dy djemtë e saj Sean, 15 vjeç dhe Jayden, 14 vjeç, teksa në mbishkrimin e fotos shpehej se sa krenare është ndërsa ata rriten.

“Është çmenduri sesi fluturon koha …. Djemtë e mi janë kaq të mëdhenj tani. E di … E di … është shumë e vështirë për çdo mama, veçanërisht një mama me djem që t’i shoh ata të rriten kaq shpejt !!!! Jam jashtëzakonisht me fat sepse dy fëmijët e mi janë zotërinj aq të sjellshëm saqë duhet të kem bërë gjënë e duhur (gjatë rritjes së tyre)!!!! “

Britney vazhdon më tej duke shkruar se ajo ka shmangur publikimin e fotove të djemve të saj kohët e fundit, në mënyrë që t’i lejojë ata të krijojnë personalitetin e tyre që nuk lidhet me figurën e saj.

“Unë nuk kam postuar fotografi të tyre për disa kohë, sepse ata janë në moshën ku ata duan të shprehin identitetin e tyre dhe unë e kuptoj plotësisht…. dhe gjejeni çfarë …. Më në fund po më lënë të postoj (foto)!!! ” vazhdoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES