7 C
Tirana
Wednesday, April 21, 2021
KryefaqjaEntertainmentKulturëRonela Hajati lajmëron projektin e saj të jetës!

Ronela Hajati lajmëron projektin e saj të jetës!

Ronela Hajati ka qenë pak aktive kohët e fundit në rrjetet sociale dhe në intervista e pjesëmarrje televizive, gjë për të cilën foli disa ditë më parë dhe “hapi zemrën”.

Megjithatë duket se këngëtarja kohën e pandemisë dhe mos aktivitetit në koncerte e ka shfrytëzuar për të realizuar atë që mund ta quajmë pa frikë “projektin e karrierës” së saj. Artistja ka bërë me dije me anë të një postimi në Instagram se ka gati albumin “Rron”, i quajtur kështu për shkak të vetë emrit të saj.

Pjesë e albumit vizual sipas Ronelës do të jenë 10 këngë, të gjitha të shoqeruara me videoklipe, ndërsa do të publikohen në dy periudha të ndryshme, 5 këngë për çdo herë. Projekti muzikor do të ketë gjithçka, dhimbje, hakmarrje, pasion, piano dhe mbi të gjitha shumë dashuri, të paktën kështu bën me dije këngëtarja.

Po ashtu kemi edhe datat e publikimit të këngëve të para, ku nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet, ndërkohë që Ronela bën me dije se është kantautore në këtë projekt, pra autore e teksteve dhe këngëve.

https://www.instagram.com/p/CL4B5iAFF44/?utm_source=ig_embed

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES