8 C
Tirana
Wednesday, April 21, 2021
KryefaqjaEntertainmentKulturëLedjana shpërthen në lot pas largimit të Erit nga Për'puthen!

Ledjana shpërthen në lot pas largimit të Erit nga Për’puthen!

Mbrëmjen e djeshme u transmetuan në “Për’puthen Prime” pamjet e sherrit mes Dorianit dhe Erit, të cilët u përjashtuan të dy nga programi.

Lediana u shpreh se po ndihet fajtore pasi gjatë transmetimit të takimit të tyre atë ditë ajo kërceu me Mevlanin. Ky veprim s’i pëlqeu aspak Erit, i cili u shpreh se u zhgënjye prej saj.

Ndërkohë, ditën e sotme janë transmetuar pamjet ku Lediana shihet e përlotur pas vendimit për përjashtimin e tij. “Nuk mund të më akuzojë mua si fajtore vetëm sepse pranova një kërcim”, tha ajo mbrëmë jashtë kamerave.

Ajo sqaroi sot se ishte prekur, pasi u akuzua nga Antonela se ishte ajo që u bë shkak për largimin e Erit.

Reagimi im ishte për një akuzë që mu hodh nga Antonela, e cila tha se ti je fajtore për largimin e Erit sepse pranove kërcimin me Mevlanin kur kishe kërcimin me Erin, Por fajin e ka Antonela sepse kjo e hapi muhabetin e leshit që i çoi në debat ata. Antonela ndryshe është me kamera ndezur dhe ndryshe me kamera hapur. Bën sjellje të ndryshme”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES