18 C
Tirana
Monday, May 10, 2021
KryefaqjaEntertainmentKulturëEliza Dushku jep lajmin e mirë: "Jam në pritje të ëmbël!"

Eliza Dushku jep lajmin e mirë: “Jam në pritje të ëmbël!”

Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku, do bëhet nënë për herë të dytë. Përmes një postimi në Instagram, aktorja ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël.

Në foton e publikuar prej saj, Eliza shihet me një fustan të kaltër, ndërsa në fokus ka vënë barkun e saj të rrumbullakuar. Nuk dihet ende gjina e fëmijë dhe se në cilin muaj është aktorja, por me siguri ajo do ndajë detaje të reja në vijim.

Elisa dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian janë prindër të një djali 2-vjeçar të cilin e kanë pagëzuar me emrin  Philip Bourne.

Eliza Dushku është një nga shqiptaret më të sukseshme në botën e kinematografisë. Ajo e nisi karrierën që në moshë fare të vogël. Në 1993, Dushku luajti krah të Robert De Niros dhe Leonardo DiCaprios në filmin ‘This Boy’s Life’, një rol që sipas saj i hapi shumë dyer. Një vit më pas ajo luajti rolin e vajzës adoleshente të Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis në True Lies. Ajo kishte pjesë edhe në ‘Bye Bye Love’ si vajza e Paul Reiser, si Cindy Johnson në ‘Race the Sun’, dhe shumë e shumë role të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES