7 C
Tirana
Wednesday, April 21, 2021
KryefaqjaAktualitetBushati: PD Koalicion me parti fantazma që pretendojnë vetëm një vend të...

Bushati: PD Koalicion me parti fantazma që pretendojnë vetëm një vend të sigurtë në opozitë dhe jo një minister në qeveri

“Qytetarët do të dinë të dallojnë në 25 prill kush punon më shumë për ta dhe kush ka punuar në vazhdimësi”- ka qënë kjo deklarata e Kryetarit të PS Tiranë Ervin Bushati gjatë një interviste në Report Tv.

Lidhur me marrëveshjen e firmosur pak ditë më parë midis PD dhe partive të tjera Deputeti i PS koalicionin e cilësoi si “humbësit tipikë të demokracisë” të cilët sipas tij janë të përkushtuar vetëm për interesat e tyre personale:

“PS ka një aleancë me qytetarët, gjë qe e kemi provuar ne 2017 ku si parti morëm 74 mandate. Ne nuk e shohim politikën si tifozeri por si një kontratë pune. Njerëzit dinë të dallojnë kush ka punuar e punon për ta. Në këtë këndvështrim qytetarët dinë të bëjnë dallimin midis një “tramvaji” elektoral të z. Basha ku ka përmbledhur të gjithë humbësit historik të tranzicionit politik të Shqipërisë dhe parti fantazma të cilat përveç emrit të kryetarit që kërkon një vend të sigurt në listë nuk shprehin asnjë lloj interesi të shoqërisë apo nuk adresojnë asnjë problematikë të elektoratit shqiptar. Nëse ky koalicion do të mendonte se realisht do të kishte shpresë nê fitore këta zotërinj do të mund t’i hapnin vend demokratëve të vërtetë dhe në qoftë se do të kishin shpresa do të mund të ishin nesër shumë mirë si ministra. Por ata e dinë që më mirë një vend të sigurt në opozitë sesa një sfidë për të ndryshuar realitetin politik në Shqipëri. Dhe kjo tregon që ata po shohin më shumë interesin e tyre personal, humbësit tipik të demokracisë shqiptare. Të këtyre partive fantazëm”

Lidhur me deklaratat e pëfaqësuesit të PD Aldo Bumçi për humbjen e mazhorancës në 25 Prill, Kryetari i PS Tiranë deklaroi se respekton çdo koleg politikan duke theksuar se PD ka vetëm 8 kandidatë në Tiranë, pasi sipas tij edhe pritshmëritë e selisë blu në Tiranë kaq janë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES