12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentKulturëElisabetta Franchi-Marina Vjollcës: Është ajo që kam në mendje kur mendoj për...

Elisabetta Franchi-Marina Vjollcës: Është ajo që kam në mendje kur mendoj për veshjet e mia!

Prej disa muajsh moderatorja e njohur Marina Vjollca është ambasadore e markës së njohur të stilistes Elisabetta Franchi. E lumtur që italiania kishte zgjedhur atë, në tetor të 2020 Marina ndau lajmin e bukur me të gjithë fansat në rrjetet sociale.

Ndërkohë ditën e sotme, Franchi ka prezantuar Marinën si ambasadore marke para gjithë italianëve dhe ndjekësve në saj në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar një foto krah saj, stilistja shkruan fjalët më të mira për moderatoren.

“Jam e nderuar që kam Marinën si ambasadore: një grua këmbëngulse, e këndshme, inteligjente, ironike. Ajo është ndër gratë që kam në mendje kur mendoj për veshjet e mia.”

Në një video, teksa flet për Marinën ajo shprehet se është si një “barbie” dhe një përfaqësuese e denjë e bukurisë shqiptare.

“Sot dua t’iu prezantoj Marinën që siç e shikoni është një vajzë shumë e bukur. Ajo është nga Shqipëria, ne jemi fqinj. Unë doja të zgjidhja një vajzës shqiptare sepse doja që marka ime të prezantohej edhe për vajzat atje, jo vetëm për ato që jetojnë në Itali. Dhe zgjodha Marinën që është si një barbie”, ka thënë Elisabetta.Video Player00:0000:04

Marina konsiderohet si një nga vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare dhe sigurisht çdo fjalë e Elisabetta Franchi është mëse e vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES