12 C
Tirana
Sunday, March 7, 2021
Kryefaqja Entertainment Kulturë Florian Marku shënon një tjetër rekord në Londër!

Florian Marku shënon një tjetër rekord në Londër!

Boksieri shqiptar Florian Marku ka shënuar suksesin e radhës, teksa ka mposhtur britanikun Rylan Charlton, në arenën “Wembley” të Londrës.

Marku dhe rivali Charlton dhuruan një duel spektakolar mes tyre, me britanikun që e nisi në mënyrë të furishme sfidën, duke mbajtur nën presion boksierin shqipta.

Megjithatë Marku arriti të ruajë qetësinë dhe t’i përgjigjet kundërshtarit, duke mos shfaqur shenja dorëzimi në asnjë moment. Pikërisht kur Charlton po tregonte lodhje dhe po i merreshin këmbët, peshqiri i bardhë u hodh brenda në ring nga stafi i tij, duke treguar kështu kapitullimin.

Raundi i 4 ishte vendimtar për shqiptarin, pasi me goditjet e dhënë në kokë, me të djathtën e tij të rrezikshme, e tronditi kundërshtarin, i cili “shpëtoi” vetëm nga gongu.

Në raundin e 6 Marku mori një grusht dhe u rrëzua për momentin, por pavarësisht reagimit të kundërshtarit, ai u ngrit shpejtë në ring.

Raundi i 9-të ishte i fundit, aty ku përfundoi gjithcka, Një fitore fantastike e shqiptarit, që po ia dilte edhe me pikë.

“Rylan është një djalë vërtet i fortë. Ai e zhvilloi këtë luftë. nuk u dorëzua. Jo shumë boksierë ndeshen me një luftëtar të pamposhtur kaq herët në karrierën e tyre. Unë mund të boksoj, të luftoj, të bëj gjithçka. 7 fitore nga 10. Rrëzimi? Nuk më trullosi. Por Charlton ishte një goditës i rëndë”, tha Marku pas ndeshjes.

Në karrierën si boksier profesionist, Florian Marku regjistron 7 fitore dhe një barazim. Ai shfaq hapur ambicien për tituj dhe arritje më të mëdha. /News31

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES