23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaEntertainmentKulturëButrint Imeri sjell dedikimin e tij më të ëmbël të dashurisë

Butrint Imeri sjell dedikimin e tij më të ëmbël të dashurisë

Butrint Imeri ka ardhur ditën e sotme me një surprizë që na ka kapur të gjithve në befasi. Ç’është e vërteta këngëtari na ka munguar kohët e fundit me baladat e tij që kthehen menjëherë në hite. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një këngë të mirëfilltë 3 minutshe të publikuar në You Tube, por për një krijim shumë të shkurtër që Butrinti ka ndarë ditën e sotme në rrjetet sociale.

Këtë herë, shumë ndryshe nga Phantom, ai vjen në rolin e një djali zemërthyer, që i këndon “asaj” e cila nuk është më. Vjen si një djalë që ëndërron për dashurinë “nese thom qe flej un’, dije qe po t’rrej un’, se me sy qel un’, per ty endrroj hala” , melankolik dhe paksa i zhgënjyer.

Për 30 minuta videoja në profilin e tij në Instagram ka kaluar 100 mijë klikime, teksa komentet e fansave janë të shumta. Sigurisht, edhe këtë herë Butrinit ua vodhi zemrat të gjitha gocave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES